Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Graçanicës njofton qytetarët se nesër, më 11 korrik 2024, në Qendrën laboratoriko-diagnostike do të organizohen ekzaminimet parandaluese të prostatës.
Nga ora 08:30 ekzaminimet do të bëhen nga urologu dr. Petar Jovanoviq.
Siç bëhet e ditur, me atë rast të interesuarit do të kenë mundësinë ta bëjnë falas analizën e tumor markerit të prostatës (PSA).
Nga Qendra diagnostike, e cila funksionon në kuadër të Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Graçanicës, theksojnë se tumor markeri PSA është i domosdoshëm gjatë diagnostikimit të kancerit të prostatës dhe se përmes kësaj analize sëmundja mund të zbulohet në fazën më të hershme, e cila është e rëndësisë vendimtare për trajtim.