Fundjavën e kaluar kanë filluar punimet përfundimtare në rikonstruktimin dhe ndërtimin e rrugës Uglar – Preoc. Trafiku edhe sot do të jetë i mbyllur në këtë seksion të rrugës dhe siç raportohet nga Departamenti i Urbanizmit kështu do të jetë deri në përfundim e të gjithë punimeve.
Për këtë rrugë është kërkuar rikonstruktim për shkak të gjendjes së saj shumë të keqë me shumë gropa dhe të çara.
Asfaltimi, sipas fjalëve të menaxherit të projektit, Vladica Trajkoviq, ka filluar të shtunën dhe do të kryhet me dy shtresa dhe atë 7 cm + 4 cm dhe me gjerësi prej 5.5 m.
Me ndërtimin e kësaj rruge do të krijohen kushtet për një komunikacion më të mirë, me çka do të përmirësohet dukshëm cilësia e jetës dhe siguria e qytetarëve të cilët jetojnë në zonën e Uglarit dhe Preocit.
Punimet financohen nga Komuna e Graçanicës përmes granteve qeveritare në një vlerë prej 264.000.
Punimet në asfaltimin e rrugës Uglar – Preoc ende janë duke u zhvilluar dhe trafiku është ende i ndalur për shkak të punimeve.