Takimin për rëndësinë e ndërtimit të ujësjellësit në territorin e komunës së Graçanicës kryetari i Graçanicës, Branimir Stojanoviq, e mbajti sot me udhëheqësin e Ekipit për ujësjellës rural dhe kanalizim “Dorsch gruppe”, Alan Braun.
Z. Braun e ka njoftuar Stojanoviqin se ambasada e Zvicrës e ka njohur rëndësinë e këtij projekti dhe lidhur me këtë me 25 gusht do të hartohet plani dinamik mbi realizimin e projektit me të gjitha afatet e nevojshme.
Kryetari i Komunës së Graçanicës, Branimir Stojanoviq, tha se me realizimin e këtij projekti do të zgjidhet problemi lidhur me furnizimin me ujë të pijshëm në fshatrat Radevë, Suhadoll dhe Lepinë, ku banorët deri më tani janë furnizuar me ujë nga puset, i cili shpeshherë nuk ishte i rregullt kimik dhe baktereologjik për shkak të reshjeve të mëdha.
Në kuadër të këtij projekti, përveç ndërtimit të ujësjellësit rajonal, ku banorët e Radevës, Suhadollit dhe Lepinës kryesisht do të përfitojnë nga kjo, është paraparë edhe rindërtimi i rrjetit të ujësjellësit në Batushë.
Problemi i ujit të pijshëm në Suhadoll, Lepinë dhe Radevë do të zgjidhet në vitin e ardshëm, pasi që ambasada e Zvicrës në Prishtinë e ka miratuar projektin e Komunës së Graçanicës për ndërtimin e ujësjellësit rajonal. Në kuadër të projektit të njëjtë do të rindërtohet edhe sistemi i ujësjellësit në Batushë.