Në rendin e ditës së mbledhjes janë të përfshira disa propozime të kryetarit të Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, ndër të tjera edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, vendimi për ndarjen e tokës për përdorim në vendbanimin Padalishte në Graçanicë.
Me propozim të Kostiqit do të shqyrtohet plani i punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi dhe Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Komunës së Graçanicës dhe Organizatës turistike të Graçanicës.
Në rendin e ditës do të gjendet edhe raporti i Kuvendit Komunal të Graçanicës për vitin 2014 me propozim të kryesueses së Kuvendit, Brankica Kostiq, raporti financiar për vitin 2014 me propozim të drejtorit të Financave, Slavisha Niçiq dhe raporti i Sektorit të Arsimit gjithashtu për vitin e kaluar me propozim të drejtoreshes për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, Gordana Toskiq.
Fillimi i mbledhjes së parë të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa do të fillojë në orën 10:00.
Mbledhja e parë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa është caktuar për të hënën, më 16 shkurt 2015, në sallën e Kuvendit Komunal të Graçanicës.