Kryeatri i komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, tha se kjo është hera e tretë apo katërt që po digjen veturat apo prona.
"Mendojmë se policia nuk ka ndërmarrë asgjë lidhur me dy raste të kaluara të djegies së pronës së zyrtarëve tanë dhe kjo është rezultat i mosveprimit të policisë”, tha Kostiq.
Siç thotë ai, shpreson që më në fund do të zbulohen autorët e këtyre veprave dhe të sillen para drejtësisë dhe shtoi: “apo është e nevojshme që të na djegien të gjithëve të gjallë për të filluar me kryerjen e punës së saj policia”.
Udhëheqësit të Komunës së Graçanicës disa muaj më rradhë janë duke marrë mesazhe kërcënuese, por policia ende nuk e ka bërë të ditur se kush i ka dërguar ata.
I pyetur se kush mund të jenë autorët e kësaj vepre, z. Kostiq tha se mesazhet kërcënuese kanë filluar të dërgohen nga numrat e panjohur atëherë kur komuna filloi me zgjidhjen e problemeve të banesave të uzurpuara.
"Kjo është raportuar në polici. Ky është rezultati se policia ose nuk ka vepruar ose nuk i ka marrë seriozisht këto kërcënime", tha Kostiq.
Ai i bën thirrje Stacionit të policisë në Graçanicë, ministrit të policisë së Kosovës, Policisë së Kosovës dhe të gjithëve atyre që janë të detyruar të kujdesen për sigurinë që të fillojnë me kryerjen e punës së tyre për të parandaluar incidente të tilla.
Sonte, rreth orës 20:00, në Graçanicë është djegur vetura Citroen C5, ku pronari i saj është përfaqësuesi ligjor i Komunës së Graçanicës, Negovan Sharanoviq.
800×600
Në Graçanicë është djegur vetura e përfaqësuesit ligjor të Komunës së Graçanicës, Negovan Sharanoviq. Vladeta Kostiq iu bën thirrje organeve kompetente që të bëjnë punën e tyre.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}