Tabela që ishte e vendosur në bashkëpunim me Komunën e Graçanicës, Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Institutin për Qëndrueshmërinë dhe Zhvillim të të Rinjve në Kosovë (ISDY) do të vendoset në të njëjtin vend pas korrigjimit të gabimeve gramatikore në mbishkrim.
Duke u kërkuar falje banorëve të Graçanicës për këtë situatë të pakënaqëshme, kryetari i Komunës së Graçanicës, Branimir Stojanoviq, shton se bëhet fjalë për një lëshim dhe jo për ndonjë gjë të qëlimshme për ta përbuzë gjuhën serbe.
Me kërkesë të kryetarit të Komunës së Graçanicës, Branimir Stojanoviq, tabela me mbishkrim “Mirë se vini në Graçanicë” në hyrje të Graçanicës nga drejtimi i Hajvalisë, u hoq në orët e pasditës për shkak të parregullsisë në mbishkrim.