Strehimi i përkohshëm është siguruar falë angazhimit të Shërbimit për banim të Komunës së Graçanicës, derisa nuk zgjidhet në mënyrë të përhershme problemi i strehimit të kësaj familjeje të zhvendosur nga qyteti Grac.
Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit tha se Komuna e Graçanicës edhe një herë ka bërë një gjest bujar për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë.
“Kjo familje e vyer jeton në kushte shumë të vështira, me shkallë të ulët të të ardhurave dhe nuk është në gjendje për të përmirësuar pozitën e tyre financiare. Kreu i familjes, Jugoslavi punon me përkushtim, duke kaluar tërë ditën në një kompani private për të mbështetur familjen e tij. Me këtë situatatë, është njoftuar edhe kryetari i Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, i cili ka kërkuar nga Shërbimi i banimit zgjidhjen prioritare të problemit të tyre të banimit. Deri te zgjidhja ka ardhur falë kryetarit të përkohshëm të Komunës së Prishtinës, Ljubinko Karaxhiq, i cili e lëshoi në shfrytëzim të përkohshëm banesën brenda ndërtesës që është në pronësi të Kuvendit të Prishtinës", tha Jovanoviq për ueb faqen zyrtare të Komunës së Graçanicës.
Me propozim të kryetarit të Komunës së Graçanicës, familja Stanishkoviq ka marrë dy herë ndihmë prej 300 euro.
Familja Stanishkoviq, e cila sot hyri në banesën e re, është shumë e kënaqur dhe mirënjohës për ndihmën që i kanë dhënë Komuna e Graçanicës, pasi që vitin e kaluar vullnetarisht u largua nga shtëpia në Badocin e Ri, në të cilën kanë qëndruar paligjshëm.
„ Komuna na ka ndihmuar shumë, na ka siguruar pas arritjes së marrëveshjes kulmin mbi kokë për mua, gruan dhe dy fëmijët e vegjël. Kjo është e gjitha që unë kërkova, sepse për shkak të mjeteve të vogla nuk isha në gjendje për të zgjidhur këtë problem të madh. Kjo është dëshmi se problemet mund të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe njerëzore", tha z. Stanishkoviq për portalin e Komunës së Graçanicës.
Drejtori i Drejtorisë Komunale të Urbanizmit, Dejan Jovanoviq, njoftoi se Shërbimi i banimit të Komunës së Graçanicës javën e ardhshme do të fillojë me vizitën e familjeve që kanë aplikuar për “kartën sociale të banimit”, si dhe që do t’i trajtojë problemet në përputhje me prioritetet.
800×600
Për familjen katëranëtarëshe të Jugoslav Stanishkoviqit, e cila u largua vullnetarisht nga shtëpia e uzurpuar në Badocin e Ri të komunës së Graçanicës, është siguruar strehimi i përkohshëm në objektin e ashtuquajtur ”ndërtesa e solidaritetit” në Graçanicë.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}