Milosh Gjekiq në këtë konkurim e zuri vendin e parë në kategorinë “Hip – hop juniorët solo” dhe e fitoi udhëtimin shpërblyes në Vjenë në mars të vitit të ardhshëm për të marrë pjesë në konkurimin rajonal, ku atij i janë siguruar shpenzimet e udhëtimit dhe hotelit.
Në Vjenë do të udhëtojnë edhe 40 anëtarë të klubit “Extreme Dance” me kotizimin e organizatorit.
Gara në qytetin Vrnjaçka Banja u mbajt në vendin e hapur, ku morën pjesë grupet e vallëzimit nga e gjithë Serbia në kategorinë A dhe B. Fëmijët nga Graçanica janë përgatitur për këtë garë për tre muaj praktikisht që nga hapja e shkollës së vallëzimit. Komuna e Graçanicës ka siguruar transport të lirë për shkuarjen e fëmijëve nga Graçanica në konkurim në qytetin Vrnjaçka Banja.
Studioja e vallëzimit “Extreme Dance”,e udhëhequr nga koreografi Aleksandar Nikoliq, u hap para disa muajve në Graçanicë me mbështetjen e komunës dhe aktualisht ka rreth 50 anëtarë të përhershëm.
Nga shtatori shkolla e vallëzimit në Graçanicë, pas pushimeve verore, vazhdon me punë. Trajnimet njëorëshe do të mbahen si deri më tani gjatë fundjavës në sallën e vogël të Shtëpisë së kulturës në Graçanicë.
Fëmijët nga Graçanica, anëtarë të studios së vallëzimit “Extreme Dance” fituan vendin e parë në kategorinë e Hip – hopit në konkurimin e vallëzimit modern të Kupës së Serbisë të mbajtur në qytetin Vrnjaçka Banja.