Fëmijët nga Graçanica, në karnavalin e Shën Gjergjit, marrin pjesë për herë të dytë me ftesë të Organizatës turistike “Kragujevac”, i cili në këtë qytet mbahet më 6 maj, me rastin e festës së qytetit.
Fëmijët nga Graçanica u nisën për rrugë në Kragujevc të shoqëruar nga dy mësuesit dhe një punëtor i Organizatës turistike “Graçanica”. Siç thanë për ueb-faqen e Komunës së Graçanicës, ata ndjehen të ngazëllyer për udhëtimin dhe qëndrimin e tyre në Kragujevc, dhe presin që do të njoftohen me shumë me miq të rinj.
Transporti i fëmijëve deri në Kragujevc dhe kthimi i tyre për Graçanicë është siguruar nga Komuna e Graçanicës, ndërsa akomodimi dhe ushqimi është siguruar nga Organizata Turistike “Graçanica”.
Parada e karnavalit, në të cilën do të marrin pjesë edhe fëmijët nga Graçanica, do të nisen rreth orës 11 duke kaluar nëpër rrugët kryesore të qytetit në Kragujevc. Pas paradës, e cila do zgjas rreth 1 orë, do të organizohet edhe një program njëorësh në skenën tek Kryqi i qendrës së Kragujevcit.
Organizata Turistike e qytetit Kragujevc, në kuadër të këtij manifestimi, do të organizojë një program argëtues, si përmbajtje të tjera për fëmijë të moshës parashkollore dhe shkollore. Ky do të jetë rasti ku pjesëmarrësit e karnavalit do tregojnë kreativitetin e tyre dhe aftësinë për përgatitjen e maskave, për vallëzim si dhe lojrave dhe këngëve tradicionale. Gjatë karnavalit do të përzgjedhen maskat më të bukura, ndërsa për fituesit janë siguruar shpërblime të vlefshme.
Pjesëmarrja në karnavalin e Shën Gjergjit në Kragujevc është vazhdimi i suksesshëm i bashkëpunimit në mes të Organizatës Turistike “Graçanica” dhe me atë të “Kragujevcit”, pasi që fëmija nga Graçanica kanë marrë pjesë edhe vitin e kaluar në këtë manifestim.
Një grup nga pesëmbëdhjetë fëmijë të ShF “Kralj Milutin” nga Graçanica udhëtuan për të marrë pjesë në karnavalin për fëmijë të Shën Gjergjit, i cili tradicionalisht mbahet në Kragujevc.