Grupi Joformal i Grave në Komunën e Graçanicës ia dhuroi menaxheres së “Shtëpisë për të rinjtë” në Graçanicë, Biljana Stanojeviq, fidanet e luleve.
Fidanet i dhuroi kryetarja e Grupit Joformal të Grave, Svetllana Gjokiq.
Menaxherja e „Shtëpisë për të rinjtë“, Biljana Stanojeviq, falënderoi për dhuratën e dhënë dhe gjatë bisedës së zhvilluar me kryetaren Gjokiq ia paraqiti disa nga problemet me të cilat përballen të punësuarit në këtë shtëpi dhe për kujdesin e fëmijëve të braktisur.
Oborri i „Shtëpisë për të rinjtë“ do të zbukurohet me fidane të reja të luleve shumëngjyrëshe.