Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural edhe këtë vit do të mbështes mbjelljen pranverore të misrit, luledielli dhe farë gruri për përmes pagesave direkte për njësi të sipërfaqes së mbjellë. Niveli i mbështetjes planifikohet të jetë 100 euro /ha për misër, luledielli, ndërsa 200 euro/ha për farë gruri.
Fermerët që aplikojnë duhet t’i plotësojnë këto kushte:
• Duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
• Të kenë mbjellë së paku 1 ha tokë me misër në pronësi;
• Të kenë mbjellë së paku 1 ha tokë me luledielli në pronësi;
• Të kenë mbjellë minimum 5 ha dhe maksimum 100 ha me grurë për prodhimin e farës së grurit;
• Parcela e mbjellë me misër ose luledielli,duhet të jetë në minimum 0.20 ha e pandarë;
• Parcela e mbjellë me grurë për prodhimin e farës së grurit, duhet të jetë në minimum 1 ha e pandarë;
• Fara e mbjellur e grurit duhet të jetë në Listën e Lejuar të Farës;
• Sipërfaqja e tokës e marrë me qira, duhet të jetë e kontraktuar së paku për një vit;
• Sipërfaqja e tokës e marrë me qira duhet të jetë 1 ha e pandarë;
• Sipërfaqet e mbjella me grurë për fare duhen plotësuar kriteret gjate inspektimit fushor
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
Aplikacioni i plotësuar;
Kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës;
Kopja e kartelës së xhirollogarisë bankare valide;
Dëshminë nga kadastra për sipërfaqen e tokës së punueshme ose kopjen e kontratës që dëshmon disponueshmëri të tokës bujqësore;
Kopjen e certifikatës së regjistrimit të biznesit, për personat juridik;
Kontrata për sipërfaqen e marrë me qira, duke bashkangjitur fletën poseduese të qiradhënësit;
Dëshmi për pagesën e tatimit në pronë;
Dëshminë mbi kategorinë e farës së mbjellur për farë gruri;
Kontratën me kompaninë prodhuese të farës (vetëm fermerët që aplikojnë për pagesa direkte për farë gruri)
Formularin për sipërfaqet e mbjellura për farë gruri (e verifikuar nga MBPZHR, vetëm fermerët që aplikojnë për pagesa direkte për farë gruri).
Deshmine per sasine e grurit te dorezuar kompanise prodhuese te fares (pas korrjes se grurit).
Periudha e aplikimit:
Aplikimi zgjatë 45 ditë kalendarike dhe fillon prej momentit të shpalljes publike.
Aplikimi bëhet në zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi përmes programit sLPIS.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë fermerët fillimisht, gjatë aplikimit janë të obliguar të plotësojnë formularin për regjistrim në Regjistrin e fermerëve, i cili është parakusht për përfitimin e mbështetjes.
Gjatë procedurës së kontrollit, në rast të gjetjes së shkeljeve do të aplikohen masa ndëshkimore, duke u bazuar në nenin 30 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2013 për pagesat direkte në lëmin e bujqësisë.
Sqarim:
Dokumentacioni për aplikim duhet të dorëzohet në dy kopje dhe brenda periudhës së aplikimit. Dorëzimi i dokumentacionit pas përfundimit të afatit të publikuar, nuk do të pranohet për shqyrtim.
Komuna e Graçanicës njofton fermerët që ka filluar aplikimi për marrjen e subvencioneve për vitin 2013 për kulturën e misrit, luledielli dhe farë gruri.