Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Situatave të Emergjente filloi me punimet në eliminimin e defekteve në ndriçimin publik, bëhet e ditur nga ky sektor komunal.
Siç u theksua, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Situatave Emergjente, duke u bazuar në kontratën e re, sot filloi punimet në mirëmbajtjen, përkatësisht eliminimin e defekteve në ndriçimin publik në disa vende në territorin e Komunës së Graçanicës.
“Punimet e riparimit përfshijnë kryesisht vendosjen e dritave të reja”.
Aktivitetet e mësipërme janë pjesë e punës së planifikuar për ta përmirësuar sistemin e ndriçimit publik, të gjitha me qëllim të rritjes së sigurisë së qytetarëve, duke qenë se ky problem është një nga problemet komunale më të raportuara në komunitetet lokale.
Punimet e rehabilitimit të ndriçimit publik do të vazhdojë në periudhën e ardhshme, kështu që të gjitha problemet e mbetura që lidhen me ndriçimin do të zgjidhen.
Komuna e Graçanicës mbetet e përkushtuar për përmirësimin e infrastrukturës komunale, shtohet në njoftimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Situatave Emergjente.