“Gara për mjedis të pastër” paraqet skemën e granteve e cila bazohet në performanca. Qëllimi është përmirësimi i shërbimeve lidhur me menaxhimin e mbeturinave të ngurta në komunat e Kosovës.
“Gara për mjedis të pastër” përbëhet nga dy komponente të skemës së performancave dhe të skemës së granteve.
Skema e performancave përbëhet nga një numër i treguesve për mbledhjen e të dhënave lidhur me performancën e shërbimeve komunale, si dhe për rezultatet e rangut. Skema e granteve përbëhet nga grantet për investime në menaxhimin e mbeturinave. Buxheti në dispozicion për grante arrin shumën prej 3.4 milionë euro.
Shpërblimet do të jepen në formën e investimeve kapitale për infrastrukturë dhe të pajisjeve për pjesëmarrësit të cilët i plotësojnë kriteret. Vlera e çdo shpërblimi është 150.000 euro për shpërblime komunale dhe 300,000 euro për shpërblime të grupit.
Pjesëmarrësit në “Garën për mjedis të apstër” janë komunat në bashkëpunim me ndërmarrjet e tyre rajonale e komunale. Komunat do të jenë përfitueset e këtyre shpërblimeve.
Kjo skemë i takon Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Ajo gjithashtu është në përputhje me reformat e shërbimeve për menaxhimin e mbeturinave të ngurta që zbatohet në komuna nga Agjencia e qeverisë gjermane për Zhvillim Ndërkombëtar me partnerët e saj.
Në fund të prezantimit kryetarëve të komunave iu është dhënë certifikatë.
800×600
Në hotelin “Emerald” u mbajt prezantimi i skemës së granteve, projekti i të cilës titullohet “Gara për mjedis të pastër” që bazohet në përmirësimin e shërbimeve komunale të menaxhimit të mbeturinave, ku mori pjesë kyretari i komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, nënkryetari Ljubinko Karaxhiq, drejtori i Administratës, Sasha Sekuliq dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Vladica Trajkoviq.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}