Kjo do të thotë se gjuha rome, përveç gjuhës serbe dhe shqipe, do të jetë gjuha e tretë zyrtare në Komunën e Graçanicës.
Drejtori i Administratës, Zvonko Stankoviq, tha se rregullorja është punuar në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe udhëzimin administrativ.
„Në vetë propozimin e rregullores janë theksuar dispozitat sipas të cilave përfaqësuesit e komuniteteve kanë të drejtën në përdorim të gjuhës zyrtare apo gjuhës që është në përdorim zyrtar. Para miratimit të kësaj rregulloreje është biseduar me përfaqësuesit e komunitetit rom, si dhe në Komitetin për Komunitete dhe në takimin e organizuar nga OSBE – së me përfaqësuesit e Komunës së Graçanicës dhe komunitetit rom“, tha Stankoviq.
Stankoviq paraprakisht shpjegoi se Komuna në bashkëpunim me ministrinë përkatëse kërkojnë mënyrën për angazhimin dhe pagesën e përkthyesit.
Nënkryetari i Komunës së Graçanicës, Nebojsha Milovanoviq, tha se lajmi për futjen e gjuhës rome në përdorim zyrtar është pranuar me lavdërim në qarqet ndërkombëtare, dhe madje edhe në Bruksel “sepse Komuna e Graçanicës është komuna e parë në Kosovë e cila e futi gjuhën rome në përdorim zyrtar”.
Nënkryetari për Komunitete në komunë, Sebastijan Sherifoviq, tha se ky është një sukses i madh i komunitetit rom dhe aktivistëve rome.
Rregullorja për futjen e gjuhës rome në përdorim zyrtar u miratua njëzëri me shumicën e votive.
Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Graçanicës miratuan në mbledhjen e fundit Rregulloren për përdorimin e gjuhëve përmes të cilës gjuha rome do të jetë gjuhë zyrtare.