Falë masave parandaluese të cilat pushteti lokal i ka ndërmarrë vitin e kaluar me ngritjen e argjinaturave, pastrimin, zgjerimin dhe thellimin e shtretërve të lumenjve në të gjitha vendet është shmangur krijimi i dëmëve më të mëdha në territorin e Komunës së Graçanicës. Përfaqësuesit e Komunës së Graçanicës thanë se masat e ndërmarra dhanë rezultate dhe theksojnë se parandalimi është bazë për mbrojtjen nga përmbytjet.
Sipas raportit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, për shkak të rritjes së nivelit të lumit Prishtevka, i cili në disa vende është ngritur deri në tre metra, një pjesë e argjinaturës është thelluar në një gjatësi vetëm prej 10 metrash në Uglar, ku janë përmbytur pjesët më të vogla të disa ekonomive familjare, ndërsa shtëpitë nuk janë prekur.
Ekipet e Komunës së Graçanicës kanë dalë menjëherë në terren për të konstatuar gjendjen faktike dhe gjatë ditëve në vazhdim do të ndërmarrë masa në rehabilitimin dhe ndërtimin e murit mbajtës në rrugën „Gjura Jakshiq“, ku ka ardhur deri te derdhja e vogël e lumit Prishtevka.
Ekonomitë familjare në Uglar, si dhe e tërë prona që territorialisht i takon Komunës së Graçanicës nuk ka pësuar dëme, sepse nuk kanë ndodhur derdhjet e mëdha të lumit Prishtivka falë pikërisht argjinaturëve të cilat Komuna e Graçanicës i ka ngritur vitin e kaluar me qëllim të parandalimit nga përmbytjet.
Edhe pse nuk pritën problemet e mëdha, shërbimet komunale të Graçanicës janë në detyrë dhe të gatshme për t’iu përgjigjur rasteve në nevojë.
Në lumenj të tjerë në Komunën e Graçanicës, të cilët janë pastruar dhe gërmuar, nuk ka pasur përmbytje.
800×600
Situata në territorin e Komunës së Graçanicës është e qëndrueshme dhe nuk kanë ndodhur ndryshimet e mëdha të gjendjes në terren pas reshjeve të mëdha të djeshme. Në Uglar, për shkak të rritjes së nivelit të ujit të lumit Prishtevka janë përmbytur oborret e disa ekonomive familjare.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}