Përfaqësuesit e Ministrisë për Zhvillimin Rajonal zhvilluan sot një sesion informues mbi grant-skemës për “Programin e Zhvillimit Rajonal të Balancuar 2019”, një program i financuar nga Asociacioni i Agjencive për Zhvillimin Rajonal (ARDA) në sallën e Kuvendit Komunal të Graçanicës.
Kushdo që dëshiron të fillojë me një biznes vetanak ose zgjerimin e biznesit ekzistues do të jetë në gjendje të konkurojë për një nga tre grantet, të cilat do të ndahen në këtë mënyrë:
Lot 1 – Projektet e reja të biznesit (ndërmarrje të reja/start-up) – prej 2.000 dei në 5.000 euro.
Lot 2 – Ndërmarrjet ekzistuese (ndërmarrje deri në 2 vjet) – prej 5.000 deri në 15.000 euro.
Lot 3 – Ndërmarrjet e vogla (mbi 2 vjet) – prej 15.000 deri në 25.000 euro.
Dokumentacioni i plotë i aplikimit mund të shkarkohet nga ueb-faqja e mëposhtme:
https://mzhr.rks-gov.net/pozivi-i-obavestenja-2019/https://mzhr.rks-gov.net në kategorinë e shpalljeve (ftesa dhe njoftime).