Duke marrë pjesë si mysafir në emisionin e Radio Graçanicës “Studio i hapur” Miciq tha se viteve të fundit situata me furnizimin e barnave dhe medikamenteve në territorin e komunës së Graçanicës nuk është e kënaqshme.
„Në fakt, situata në shëndetësi, më duket, kurrë nuk mundet të jetë e përkryer, sepse gjithmonë mund të shfaqen problemet në formë të furnizimit me material sanitar, barna dhe çdo gjë tjetër që e përcjellë punën pa pengesë të institucioneve shëndetësore”, theksoi Miciq.
Drejtori i Departamentit të Shëndetësisë tha se tani, falë përpjekjeve të mëdha të drejtorit të Qendrës klinike dhe spitalore është normalizuar puna, por shtoi se ky rend kërkon edhe vazhdimësinë e furnizimit me barna, që sa do që ata përpiqen çdo ditë të punojnë në këtë, siç thekson Miciq, prapë nuk arrijnë ta zgjidhin këtë problem në një afat gjatë. Ai theksoi se këtë vit janë zvogëluar dukshëm mjetet financiare në këtë department.
„Këtë vit për Departamentin e Shëndetësisë është zvogëluar buxheti, kështu që duhet t’i përshtatemi kësaj situate, e cila është një nga arsyet që së shpejti do të fillojnë me mbledhjen e analizave që bëhen në Qendrën laboratorike-diagnostikuese në Graçanicë. Kjo, sigurisht, nuk do të jetë një shumë e madhe në varësi të analizës. Do të sillet nga 0.50 euro deri në 3.50 euro”, theksoi Miciq.
Drejtori i Departamentit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Familjare të Komunës së Graçanicës shpreson se të gjitha problemet do të tejkalohen me sukses dhe se situata në shëndetësi në territorin e komunës së Graçanicës çdo ditë do të jetë më e mirë.
Drejtori i Departamentit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Familjare të Komunës së Graçanicës, Ivica Miciq, tha se ky department përpiqet që të ndihmojë në zgjidhjen e të gjitha problemeve në institucione shëndetësore në territorin e komunës së Graçanicës.