Ekipi i Institutit të shëndetit publik nga Mitrovica e Kosovës e ka vizituar sot Graçanicën për t’u njohur me situatën epidemiologjike në komunën e Graçanicës. Ata në ndërtesën e Komunës së Graçanicës biseduan me nënkryetarin e komunës, Ljubinko Karaxhiq, drejtorin e Administratës, Sasha Sekuliq dhe drejtorin e Spitalit rajonal, dr. Nebojsha Milovanoviq.
„Qytetarëve iu është këshilluar që ta mos përdorin ujin nga puset për pije dhe as për qëllime teknike për shkak të reshjeve të mëdha“.
Përfaqësuesit e Komunës së Graçanicës ua thanë mysafirëve nga Mitrovica e Kosovës që në territorin tonë tani për tani nuk ka probleme të mëdha të shkaktuara me reshjet.
„Komuna e Graçanicës pas përmbytjeve të vitit të kaluar ka ndërmarrë masa parandaluese, i ka pastruar dhe zgjeruar lumenjtë dhe kanalet“, tha drejtori i Administratës, Sasha Sekuliq.
Ai tha se uji ka hyrë në kopshtin për fëmijë „Gjurgjevak“ në Graçanicë dhe në disa ekonomi familjare në Lepinë, Gushtericë dhe Uglar dhe se ekipet e Komunës së Graçanicës janë në terren dhe janë duke monitoruar situatën.
Mjeku Milovanoviq tha për portalin e Komunës së Graçanicës se bashkëpunimi me Institutin e shëndetit publik nga Mitrovica e Kosovës do të vazhdojë, si dhe do të bëhet dezinfektimi, dezinseksimi dhe deratizimi menjëherë pas tërheqjes së ujit, si nëpër kopshte për fëmijë, ashtu edhe në ekonomitë familjare dhe tokë.
800×600
Për shkak të reshjeve të mëdha dhe përmbytjeve në disa vende, uji nga puset nuk është i pijshëm dhe as për përdorim teknik, paralajmërojnë nga Instituti i shëndetit publik nga Mitrovica e Kosovës.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}