Banesat janë të dedikuara për personat e zhvendosur brenda vendit dhe për familjet e rrezikuara sociale, ndërsa konkursin e ka shpallur Komuna e Graçanicës në bashkëpunim me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, në përputhje me marëveshjen e nënshkruar paraprakisht.
Njësitë e banimit janë të destinuara për personat e zhvendosur të cilët për shkaqe objektive nuk mund të kthehen në vendbanimin e tyre, si dhe për familjet e rrezikuara sociale në territorin e Komunës së Graçanicës.
Gjithashtu, përparësi në ndarjen e banesave do të kenë familjet e strehuara nëpër qendra kolektive, kontinierë, vendbanime joformale dhe ato që jetojnë në kushte johigjienike në një akomodim privat, si dhe familjet pa të ardhura vetanake për të siguruar një akomodim privat, por edhe familjet pa pronë në Kosovë dhe jashtë saj, përkatësisht familjet të cilat nuk i kanë shitur pronat e tyre pas vitit 1999.
Komisioni i përbërë nga dy përfaqësues të Komunës së Graçanicës, dy përfaqësues të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe një përfaqësues i UNHCR – it u formua dhe në periudhën e ardhshme do t’i kryejë vizitat në terren për të vlerësuar përmbushjen e kushteve, ku pastaj do të merret vendimi për ndarjen e banesave të mbetura në Llapnasellë dhe në Graçanicë.
Për ndarjen e njësive të mbetura banesore në Llapnasellë dhe në Graçanicë, gjatë 15 ditëve të zgjatjes së konkurrimit, janë paraqitur 226 aplikacione. Nga këto 214 janë dorëzuar përmes administratës së Komunës së Graçanicës dhe 12 përmes Ministrisë për Komunitete dhe Kthim të Qeverisë së Kosovës.