Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aplikacione
Buxheti
Dëgjimet buxhetore
Dokumentet
Ekstraktet e procesverbaleve te kuvendit
Komiteti i Sigurisë
Komiteti për komunitete
Konkurset
Konkurset/Njoftimet
Konsultime Publike
Kryetari
Memorandum
Njoftim për anulim kontratë (B10)
Njoftim për informata shtesë (B08)
Njoftim për kontratë (B05)
Njoftimet
Njoftimi për nënshkrimin e kontratës (B52)
Plani i prokurimit
Procesverbalet nga Komiteti i Komunitetit
Procesverbalet/Seanca
Projektet kapitale
Prokurimi
Raportet
Raportet 3 Mujore
Raportet Financiare
Raportet Mujore
Raportet periodike
Raportet Vjetore
Rregulloret
Seanca e jashtëzakonshme
Seanca të rregullta
Seancë/Komitet
Statuti
Thirrja per komitetin per politike dhe financa
Thirrja per kuvend
Thirrje Publike
Vendimet
Vendimet
Седница Одбора за политику и финансије
Седнице/Одбори
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aplikacione
Buxheti
Dëgjimet buxhetore
Dokumentet
Ekstraktet e procesverbaleve te kuvendit
Komiteti i Sigurisë
Komiteti për komunitete
Konkurset
Konkurset/Njoftimet
Konsultime Publike
Kryetari
Memorandum
Njoftim për anulim kontratë (B10)
Njoftim për informata shtesë (B08)
Njoftim për kontratë (B05)
Njoftimet
Njoftimi për nënshkrimin e kontratës (B52)
Plani i prokurimit
Procesverbalet nga Komiteti i Komunitetit
Procesverbalet/Seanca
Projektet kapitale
Prokurimi
Raportet
Raportet 3 Mujore
Raportet Financiare
Raportet Mujore
Raportet periodike
Raportet Vjetore
Rregulloret
Seanca e jashtëzakonshme
Seanca të rregullta
Seancë/Komitet
Statuti
Thirrja per komitetin per politike dhe financa
Thirrja per kuvend
Thirrje Publike
Vendimet
Vendimet
Седница Одбора за политику и финансије
Седнице/Одбори

Intervista me drejtorin e Departamentit të Arsimit

Krijimi i kushteve më të mira për punën e institucioneve kulturore, arsimore dhe sportive është prioriteti kryesor i Departamentit të Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit, tha drejtori Dragan Dimitrijeviq. Në vazhdim ua përcjellim intervistën.

1.    Në çfarë kushte dhe në çfarë rrethana është duke punuar Departamenti i Arsimit në Komunën e Graçanicës?
Departamenti i Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Graçanicës ofron vetëm mbështetje teknike për të gjitha institucionet të angazhuara në arsim, kulturë dhe sport. Të gjitha përgjegjësitë tjera  në këto institucione janë në kompetencë të administratës së shkollave dhe organeve të tjera përkatëse. Për këtë arsye, mund të thuhet se ky Departament punon në kushte shumë të veçanta.

2.    Në çfarë problemesh keni hasur gjatë pranim-dorëzimit të detyrave që është bërë në mes të udhëheqjes së mëparshme dhe udhëheqjes së re, cilat ishin problemet më të mëdha që ju keni hasur?

Për fat të keq, pranim-dorëzimi zyrtar nuk është bërë dhe për këtë arsye është përpiluar raporti mbi gjendjen ekzistuese, i cili i është dorëzuar kryetarit të komunës. Të gjitha informatat mbi projektet e filluara apo të realizuara, si dhe për planet e ardhshme të Departamentit i kemi marrë nga zyrtarët e këtij departamenti ose të dhënat nga departamentët e tjerë.

3.    Si vendoset që ta pranoni ftesën për pozitën e drejtorit, cilat qëllime në punë ia keni përcaktuar vetes dhe sa nga ato keni arritur t΄i realizoni?

Qëllimi kryesor, sigurisht, është krijimi i kushteve më të mira të punës për të gjitha institucionet. Për  realizimin e këtyre qëllimeve nevojitet më shumë se gjashtë muaj, por mund të them se një pjesë e planeve është realizuar, ndërsa disa të tjerë gjenden në fazën e realizimit.

4.    Cilat janë projektet aktuale që jeni duke i realizuar?

Projektet që ne jemi tani duke punuar në realizimin e tyre janë ditari elektronik, pajisja e Shtëpisë së Kulturës në Graçanicë me pajisje teknike, fillimi i punës së klasave paralele të ndara të disa fakulteteve univerzitare në Mitrovicën e Kosovës, etj. 

5.    Çka do ta theksoni si arritje më të madhe të kësaj periudhe kur ju do ta paraqitni raportin tuaj gjashtëmujor?

Në gjashtë muajt e fundit kemi arritur që në një masë shumë të madhe ta zgjidhim problemin e faturave të papaguara të energjisë elektrike, ujit dhe shërbimeve të tjera komunale, pastaj ka edhe disa probleme të tjera, sepse përballemi me moskuptimin nga KEDS – i në lidhje me borxhet e papaguara. Furnizimi i shkollave me material të ngohjes në sezonin e kaluar të ngrohjes pati probleme të mëdha, por tani kemi filluar me procesin e prokurimit për sezonin e ardhshëm. Kemi siguruar një sasi të madhe të materialit për zyre, kurse jemi duke u përgatitur për furnizimin e të gjitha shkollave me material higjienik dhe material për gëlqerimin e tyre. Shkollave gjithashtu iu është dorëzuar një sasi e madhe e tabelave shkollore dhe inventari. Përveç kësaj, shkollave iu kemi siguruar edhe një sasi të vogël të pajisjes IT – së, kurse gjatë këtij muaji pritet dorëzimi i një sasie më të madhe të tyre. Ajo që është sigurisht më e rëndësishme është që gjatë verës shumica e shkollave do të rikonstruktohen dhe atë:

•    SHF ‘’Knez Lazar’’ në Gushtericën e Poshtme (izolimi,fasada, orendia e jashtme, konstrukcioni i kulmit, nyjet sanitare, etj.)  – punimet kanë filluar
•    SHF ‘’Knez Lazar’’ klasa në Gushtericën e Epërme (rregullimi i brendshëm, gëlqerimi, etj.),
•    SHF ‘’Sveti Sava’’ në Sushicë (orendia, konstrukcioni i kulmit, riparimi i klasave, nyjet sanitare, etj.),
•    SHF ‘’Vuk Karaxhiq’’ në Lepinë (rregullimi parter),
•    SHF ‘’Miladin Mitiq’’ në Llapnasellë (ngrohje qendrore, orendia e jashtme dhe e brendshme, etj.),
Ndërsa për SHF „Kralj Milutin“ në Graçanicë, për shkak të kremtimit të 140 vjetorit është duke u përgatitur një projekt i veçantë prejrikonstruktimit të shkollës dhe fushës sportive deri te rregullimi parter të oborrit të shkollës. Do të vazhdohet edhe me realizimin e projekteve të vitit të kaluar që nuk kanë përfunduar, si rregullimi parter i  qendrës arsimore, amfiteatrit, rikonstruktimi i shkollës në Suhadoll, etj. Për të gjitha këto objekte janë në progres procedurat e tenderit dhe shpresojmë se punimet do të fillojnë gjatë pushimit shkollor. Gjithashtu, është në progres furnizimi i Shtëpisë së kulturës me teknikë dhe pajisje, të cilat do të mundësojnë që ky institucion të punojë me gjithë kapacitet. Kemi arritur gjithashtu në bashkëpunim me Shtëpinë e kulturës ta iniciojmë botimin e revistës shkollore „Fusha jnë“.  

6.    A ka në këtë departament staf të mjaftueshëm profesional për të përfunduar planet e filluara? 

Në këtë departament kemi tre zyrtarë dhe një asistent, të cilët të gjitha obligimet e tyre i kryejnë në mënyrë profesionale dhe në kohë.

7.    Në çfarë gjendje është arsimi në territorin ekomunës, në qoftë se në këtë vlerësim përfshihethapësira shkollore, kualifikimi i stafit profesional dhe kapaciteti i nxënësve? Vlërsoni me një numër prej numrit një deri në numrin pesë.
Shkollat në territorin e komunës punojnë në kushte shumë të vështira kryesisht për shkak të mungesës së hapësirës për mbajtjen e mësimit,  pajisjes së dobët të kabinetit dhe një numrit të madh të probleme të tjera që janë rezultat i mungesës së investimit të jomjaftueshëm në arsim në të kaluarën. Kur bëhet fjalë për stafin profesional, situata tani është shumë më e mirë në krahasim me periudhën as zhvendosjen e shkollave nga Prishtina, tani një numër i madh i arsimtarëve dhe profesorëve e kanë të kaluar provimin profesional dhe rregullisht janë duke punuar në aftësimin e punës së tyre. Vlerësimin për punën e institucioneve arsimore e jep Ministria e Arsimit. Ky është një proces shumë kompleks, i cili përfshin verifikimin e shumë segmenteve siç janë ato të punës së shkollave deri te ato të mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve  profesional, administratës dhe sigurisht të merret parasysh edhe vendimi i prindërve dhe nxënësve. Për vlerësimet e shkollave individuale mund të merrni informata të nevojshme nga vetë shkollat apo nga administrata e shkollës.

8.     Sipas mendimit tuaj, sa vihet theksi në edukimin e nxënësve në shkollat tuaja?

Shkollat, përveç punës në arsim, duhet të jenë të përkushtuara në punën edukative me nxënësit, por sigurisht që në këtë segment shkolla e vetme nuk është e mjaftueshme. Për edukimin më të mirë të fëmijëve tonë jemi të përgjegjëshëm të gjithë ne, familja dhe të gjitha institucionet në shoqëri. Shkollat kanë obligimet e tyre ligjore në aspektin e arsimit dhe edukimit të fëmijeve, të cilat duhet t΄i respektojnë,  por sigurisht pa ndihmën e shoqërisë së tërë nuk do të jenë në gjendje t΄i zgjidhin vetë problemet e shumta. 

9. Ky është mandati juaj i parë si drejtor në administratën komunale. Keni punuar edhe si profesor në shkollë. Në cilin fushë gjendeni më mirë dhe sipas mendim tuaj çka është më lehtë, të jesh profesor apo  drejtor?

Puna në arsim, sipas mendimit tim, është shumë më sfiduese dhe e përgjegjëshme, por megjithatë mendoj se kënaqësia më e madhe është për të gjithë punëtorë në arsim puna me fëmijë.

10.    Me cilën shkollë keni arritur bashkëpunimin më të mirë, ndërsa me të cilën nuk keni asnjë bashkëpunim?

Kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me të gjitha shkollat në territorin e komunës. Të gjitha problemet që ekzistojnë jemi duke u përpjekur t΄i zgjidhim së bashku, jemi në kontakt të vazhdueshëm me drejtorët e shkollave dhe kemi mbajtur disa takime të përbashkëta ku kemi biseduar për të gjitha problemet. 

11.    Porosia juaj për të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe drejtorët e shkollave në territorin e Komunës së Graçanicës?
Në këtë situatë në të cilën gjendemi,ku tërë sistemi i vlerësimit është ndryshuar, duhet ta kujtojmë fjalën e urtë kineze, e cila të gjithë neve mund të shërbejë si një udhërrëfyes për atë që ne duhet të bëjmë:
“Nëse planifikoni për një vit mbjelleni grurin,nëse planifikoni për dhjetë vjet mbjelleni drurin, nëse planifikoni për tërë jetën edukoni veten“, 

“Nëse planifikoni për një vit, mbjelleni grurin, nëse planifikoni për dhjetë vjet, mbjelleni drurin, nëse planifikoni për tërë jetën, edukoni veten“,  me fjalën e urtë kineze e filloi intervistën drejtori Dragan Dimitrijeviq për ueb faqen e Graçanicës. 

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aplikacione
Buxheti
Dëgjimet buxhetore
Dokumentet
Ekstraktet e procesverbaleve te kuvendit
Komiteti i Sigurisë
Komiteti për komunitete
Konkurset
Konkurset/Njoftimet
Konsultime Publike
Kryetari
Memorandum
Njoftim për anulim kontratë (B10)
Njoftim për informata shtesë (B08)
Njoftim për kontratë (B05)
Njoftimet
Njoftimi për nënshkrimin e kontratës (B52)
Plani i prokurimit
Procesverbalet nga Komiteti i Komunitetit
Procesverbalet/Seanca
Projektet kapitale
Prokurimi
Raportet
Raportet 3 Mujore
Raportet Financiare
Raportet Mujore
Raportet periodike
Raportet Vjetore
Rregulloret
Seanca e jashtëzakonshme
Seanca të rregullta
Seancë/Komitet
Statuti
Thirrja per komitetin per politike dhe financa
Thirrja per kuvend
Thirrje Publike
Vendimet
Vendimet
Седница Одбора за политику и финансије
Седнице/Одбори