Kryetari i Komunës së Graçanicës, Novak Zhiviq, mori pjesë në shërbimin përkujtimor me rastin e 27-vjetorit të vrasjes së 14 korrësve serbë në Staro Gracko pranë Lipjanit dhe me këtë rast vendosi një kurorë me lule para memorialit për viktimat.
Shërbimi përkujtimor u krye nga Peshkopi Ilarion i Novobërdës, i shoqëruar nga klerit e Kishës Ortodokse Serbe, në prani të familjarëve të viktimave, banorëve lokalë dhe qytetarëve të shumtë. Në përvjetor mori pjesë edhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Graçanicës, Millan Dimitrijeviq, si dhe përfaqësuesit e tjerë të jetës politike dhe publike, të cilët i bënë homazhe viktimave duke vendosur kurora dhe lule para memorialit.
Në emër të Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Millena Parlliq iu drejtua të pranishmëve, ndërsa në emër të Listës serbe foli Dallibor Jevtiq. Në fjalimet e tyre, ata theksuan se edhe pas 27 vitesh, autorët e këtij krimi nuk janë gjetur dhe nuk janë sjellë para drejtësisë.
Vrasja e 14 korrësve serbë në Staro Gracko, e cila ndodhi më 23 korrik 1999, është një nga krimet më të rënda të kryera kundër serbëve pas mbërritjes së forcave ndërkombëtare në Kosovë. Deri më sot, askush nuk është mbajtur përgjegjës për atë krim.