Sipas të dhënave të Shtabit të Krizave, në territorin e komunës së Graçanicës me Covid-19 janë sëmurë edhe katër persona.
Siç raportohet, në Covid-19 janë testuar 21 persona, ndërsa katër persona kanë dalë pozitivë, ndërsa nga ky virus janë shëruar 12 pacientë në covid-repartin e spitalit në Llapllasellë.
Situata epidemiologjike ka qenë më e favorshme ditëve të fundit, por Shtabi i Krizave i Komunës së Graçanicës apelon tek banorët që të vazhdojnë t’u përmbahen masave të parapara epidemiologjike dhe që nuk ka vend ende për relaksim sepse virusi ende i pranishëm.
Drejtoria Komunale e Inspekcionit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, vazhdon të monitorojë zbatimin e masave.