Dita ndërkombëtare të fëmijëve edhe këtë vit me ndihmën e Komunës së Graçanicës, solemnisht është shënuar nga fëmijët e komunitetit shqiptar, të cilët janë mbledhur në Shtëpinë e kulturës në Kishnicë në manifestimin e organizuar nga OJQ “Festivali i verës” të udhëhequr nga Mustafa Halili.
Programi i përshtatshëm kulturor dhe artistik ka mbledhur rreth qindra fëmijë, të cilët të shoqëruar nga prindërit e tyre u kënaqën me valle popullore, vallëzim dhe recital, si dhe në shfaqjen teatrale “Tomi dhe Xheri”.
Skender Thaqi, zyrtar për kulturë në Komunën e Graçanicës,falënderoi kryetarin e Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, i cili edhe një herë tregoi mirëkuptim për fëmijët e nacionalitetit shqiptar nga territori i komunës dhe bëri që ata në këtë ditë të ndjehen të lumtur dhe të kënaqur.
Në mes të prillit, Komuna e Graçanicës ka ndihmuar në organizimin e shënimit të përvjetorit të SHKA "Minatori i Ri" nga Kishnica. Kjo shoqatë folklorike, e cila i bashkon të rinjtë nga Kishnica, gjatë këtij muaji me mbështetjen e Komunës së Graçanicës do të udhëtojë në Festivalin folklorik ndërkombëtar në Izmir – Turqi, i cili do të mbahet nga data 07 qershor deri më 14 qershor.
Fëmijët e komunitetit shqiptar nga Suhadolli, Sushica dhe Kishnica festuan Ditën ndërkombëtare të fëmijëve me ndihmën e Komunës së Graçanicës. Siç kanë bërë të ditur organizatorët e manifestimit për Shërbimin e informimit të Komunës së Graçanicës, gjithçka shkoi mirë.