Anëtarët e Këshillit së pari e miratuan procesverbalin e mbledhjes së tretë të jashtëzakonshme të KKSB -së, të mbajtur më 08.12.2015, ndërsa pastaj u hap diskutimi në lidhje me situatën e përgjithshme të sigurisë në komunën e Graçanicës.
Raporti i punës u paraqit nga komandanti i stacionit policor në Graçanicë, Bratislav Trajkoviq, i cili konstatoi se situata e sigurisë në territorin e komunës së Graçanicës është e kënaqshme. Gjendja faktike në terren, rastet e pazgjidhura lidhur me sulmet ndaj jetës dhe pronës së qytetarëve, rritja e shkallës së krimit, si dhe pasiguria komunale dhe e komunikacionit, sipas fjalëve të kryetarit të komunës së Graçanicës, tregojnë të kundërtën.
“Gjendja e përgjithshme e sigurisë në territorin e komunës së Graçanicës, sipas vlerësimit tim, është e pakënaqshme dhe në mesin e popullatës mbizotëron ambient i pasigurt për faktin se autorët e sulmeve ndaj jetës dhe pronës së qytetarëve nuk janë gjetur ende. Gjithashtu, si një problem shumë i madh po paraqitet edhe përkeqësimi i sigurisë komunale dhe e komunikacionit për faktin se nëpër rrugët në territorin e komunës sonë, për shkak të ndërtimit të autostradës, lëvizin kamionët me peshë më të madhe se sa është paraparë me rregullat e qarkullimit rrugor ", tha Kostiq.
Që komuna lidhur me problemin e lëvizjes së kamionëve me peshë më të madhe se sa është e lejuar iu është drejtuar drejtpërdrejt stacionit të policisë në Graçanicë e konfirmoi edhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Inspeksionit, Milosh Dimitrijeviq, i cili e pyeti komandantin e stacionit të policisë çka është bërë lidhur me këtë kërkesë.
“Përveç shqiptimit të dënimeve, të cilin ne e bëjmë, policia nuk është në gjendje që në ato rrugë të jetë në detyrë 24 orë, as ta ndalojë lëvizjen e kamionëve ", u përgjigj komandanti i policisë pa e theksuar nëse policia e ka për detyrë që automjete të tilla t’i largojë nga rruga, nëse shprehimisht është e ndaluar lëvizja e kamionëve me peshë më të madhe se 10 ton.
Nën këtë pikë anëtarët e këshillit njëzëri arritën deri në përfundimin se së shpejti do t’i miratojnë propozimet për krijimin e dy këshillave lokale të sigurisë dhe hapjen e dy nënstacioneve në Lepinë dhe Gushtericë. Propozimet do t’i referohen Administratës së policisë për shqyrtim dhe miratim.
Raporti i punës është paraqitur para anëtarëve nga komandanti i stacionit të policisë në Graçanicë, Bratislav Trajkoviq, i cili, ndër të tjera, theksoi se, me përjashtim të sulmeve ndaj atyre që ai i përshkroi si "të famshëm", situata e sigurisë në territorin e komunës është e kënaqshme. Megjithatë, ai tha se për dy muajt e fundit kanë ndodhur 10 raste të vjedhjes, grabitjet, dëmtimi i pronës, falsifikimi i kartëmonedhave, shkaktimi i lëndimeve të lehta dhe të rënda trupore, por nuk e specifikoi nëse dhe sa raste janë zgjidhur. Por, ai konfirmoi se janë zgjidhur shumica e rasteve të vjedhjes së telefonave celularë, ku nga pesë, janë identifikuar dy grupe të hajdutëve, dhe vetëm një prej autorëve ende gjendet në paraburgim, ndërsa të tjerët janë liruar.
Komandanti i stacionit të policisë në Graçanicë, Bratislav Trajkoviq, pastaj iu është përgjigjur pyetjeve të kryetarit në lidhje me detajet e raportit të dorëzuar vjetor.
Kryetari i komunës ishte i interesuar për të dhënat e raportit mbi shkakun e rritjes së numrit të asistimeve të policëve nga Graçanica jasht territorit të komunësdhe atë për 325 për qind, arsyet e zvogëlimit të patrullave me vetura dhe rritjes së patrullave me këmbë, arsyet për kursimin e karburantit pothuajse 10 mijë litra, si dhe për numrin e zyrtarëve policorë të angazhuar në Stacionin policor në Graçanicë.
Z. Trajkoviq theksoi se sipas aktvendimeve, Stacioni policor ka 36 zyrtarë policorë, por për arsye të ndyrshme janë angazhur rreth 20 veta në këtë stacion.
Kryetari i komunës paralajmëroi mundësinë, se në qoftë se numri i njerëzve në këtë stacion policor nuk zgjidhet, do të kërkoj prani më të madhe të KFOR – it dhe xhandarmërisë italiane në mënyrë që të ndjehen më sigurt qytetarët.
Raporti i i komandantit të Stacionit policor në Graçanicë do të shqyrtohet nesër nga ana e këshilltarëve të Kuvendit komunal të Graçanicës.
Nën pikën “të ndryshme” kryetari i komunës së Graçanicës njoftoi vazhdimësinë e veprimit të dëbimit nga banesat e uzurpuara në këtë komunë dhe lidhur me këtë, siç tha ai, autoritetet publike dhe përkatëse të njoftohen shtatë ditë më parë.
800×600
Këshilli Komunal i Sigurisë ka mbajtur sot mbledhjen e parë të jashtëzakonshme. Situata e përgjithshme e sigurisë në komunë dhe puna e stacionit të policisë në Graçanicë kanë qenë në qendër të diskutimeve në këtë mbledhje.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}