Këshilltarët në fillim e miratuan rendin e ndryshuar të ditës nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe pastaj edhe procesverbalin nga mbledhja e tretë e jashtëzakonshme të datës 24.5.2016.
Njëzëri u miratua raporti mbi gjendjen ekonomike e financiare dhe punën e drejtorive në Komunën e Graçanicës, i cili u prezantua nga kryetari i Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq. Ai i njoftoi këshilltarët në lidhje me infrastrukturën aktuale dhe projektet e tjera, si dhe për buxhetin e shpenzuar deri më tani.
„Në periudhën e ardhshme do t’i përshpejtojmë investimet kapitale, ndërsa mjetet në dispozicion do të dedikohen për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve lokale në të gjitha vendet, ndërtimin dhe rehabilitimin e ndërtesave afariste dhe arsimore, ndërtimin e objekteve fetare, rikonstruktimin e rrjetit të ujësjellësit dhe të kanalizimit…“, tha Kostiq dhe theksoi se nga shuma 2.5 milionë euro për investime kapitale deri më tani janë shpenzuar më shumë se 400.000 euro.
Diskutimin më të madh dhe më të nxehtë e shkaktoi pika e tretë e rendit të ditës „gjendja e sigurisë në komunën e Graçanicës“, me propozim të KKSB-së. Kryetari i komunës Vladeta Kostiq, duke shpjeguar propozimin e paraqiti hulumtimin e bërë për punën e Policisë së Kosovës në komunat serbe, sipas të cilit, „qytetarët e kanë vlerësuar gjendjen e sigurisë në komunën e Graçanicës si të keqe dhe kjo është arsyeja pse ata nuk ndjehen të sigurt, por të pambrojtur ".
„Sipas sondazhit, Graçanica është kampion absolut, sepse qytetarët rreth 64% të tyre nuk kanë besim në Policinë e Kosovës. Në Policinë e Kosovës në Graçanicë, kur bëhet fjalë për sigurinë,beson rreth 3% të qytetarëve ", tha Kostiq.
Pas kësaj fjalën e mori këshilltari Sinisha Simonoviq, i cili ia drejtoi propozimin këshilltarëve për shkarkimin e komandantit të Stacionit të policisë në Graçanicë, Bratislav Trajkoviq.
„Rezultatet e punës së komandantit të policisë, sipas njohurive tona dhe të kryetarit të komunës, janë shumë të dobëta dhe shtrohet pyetja për njohuritë dhe aftësitë e kryerjes së detyrave profesionale. Kështu që nuk e dimë se sa ne mund ta tolerojmë rrezikun, sigurinë e fëmijëve tanë, si dhe sigurinë e të gjithë neve dhe pronave tona, "tha Simonoviq.
Lidhur me propozimin e këshilltarit Simonoviq, ka reaguar ashpër komandanti i policisë së Kosovës, Bratislav Trajkoviq, duke paraqitur kundër akuza.
„Ndërsa ti ke punuar gjëra të tjera dhe ishe në anën tjetër të ligjit, unë kam qenë këtu. Ne nuk jemi të barabartë dhe kurrë nuk do të jemi, sepse ti nuk e di se ku gjendësh", ka thënë Trajkoviq, duke shtuar se shkarkimi i tij "do t’i binte guri nga zemra".
Pastaj, Simonoviq e pyeti z. Trajkoviq pse ai e kërcënon atë, ku komandanti iu përgjigj atij „askush nuk po kërcënon këtu“.
Në diskutim u përfshirë kryetari i komunës së Graçanicës, duke përkrahur propozimin për shkarkim dhe e porositi z. Trajkoviq që „nuk ka të drejtë të sillet me arrogancë ndaj këshilltarëve“.
“ Më shumë po merreni me kadastrën e kësaj qeverisje lokale se sa me punët për të cilën ju jeni të paguar. Fakti që ju keni prova të caktuara kundër këshilltarit Sinisha Simonoviq dhe nuk e keni arrestuar apo sanksionuar atë, tregon përsëri se ju nuk jeni duke kryer mirë punën tuaj ", i tha kryetari Kostiq komandantit të policisë.
Pas diskutimit, nga salla u larguan kryetari Kostiq dhe komandanti i Stacionit të policisë Bratislav Trajkoviq, si dhe përfaqësuesit e mediave dhe të institucioneve ndërkombëtare, me kërkesë të kryesueses së Kuvendit komunal, në mënyrë që këshilltarët të votojnë pas dyerve të mbyllura.
Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Graçanicës miratuan njëzëri vendimin për inicimin e procedurës për shkarkimin e komandantit të Stacionit të policisë në Graçanicë, Bratislav Trajkoviq. Për inicimin e procedurës për shkarkimin e komandantit të Stacionit të policisë në Graçanicë kanë votuar 16 këshilltarë të pranishëm në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal. Në mbledhje nuk ishin të pranishëm tre këshilltarë.
Procedura për shkarkim është iniciuar për shkak, siç tha kryesuesja e Kuvendit komunal të Graçanicës, Brankica Kostiq, të "performancës së dobët të punës së komandantit të stacionit të policisë, prishjen e sigurisë dhe pronës së qytetarëve të komunës së Graçanicës, si dhe për shkak të rënies së besimit në institucionin e Policisë së Kosovës në komunën e Graçanicës“.
Mbledhja pastaj vazhdoi me miratimin e propozimit për përcaktimin e destinimit të parcelës për ndërtimin e objekteve për banim social në Suhadoll, si dhe Kornizës afatmesme buxhetore 2017-2019 dhe propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr. 3097/16 nga 24.05.2016 për formimin e Komitetit për Komunitete.
800×600
Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Graçanicës njëzëri kanë kërkuar në mbledhjen e tretë të rregullt inicimin e procedurës për shkarkimin e komandantit të Stacionit të policisë në Graçanicë, Bratislav Trajkoviq. Ndër të tjera, u miratua edhe raporti për gjendjen ekonomike e financiare dhe Korniza afatmesme buxhetore.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}