Njësia e zjarrfikësve në Llapllasellë ka pranuar sot nga kontingjenti slloven i KFOR-it, me ndërmjetësimin e Komunës së Graçanicës, pajisje që do të përmirësojnë punën e tyre.
Komandanti i kontingjentit slloven të KFOR-it, së bashku me ushtarët e tij, ka vizituar sot Stacionin e zjarrfikësve në Llapllasellë, ku janë dorëzuar 10 kostume, 10 palë doreza dhe 3 komplete aparate oksigjeni.
Në emër të Komunës së Graçanicës, drejtori i Drejtorisë Komunale të Shërbimeve Publike, Vlladica Trajkoviq, u falënderua për donacionin e dhënë zjarrfikësve dhe e vlerësoi gatishmërinë e KFOR-it për të ndihmuar dhe njohur rëndësinë e punës së zjarrfikësve në territorin e Komunës së Graçanicës.