Siç njoftohet, afati për kryerjen e vizitave në terren i referohet parashtruesve të kërkesave për ndërtimin e objekteve të reja të banimit, shtrehimin banesor dhe për subvencionimin e qirasë. Sa i përket ndarjes së materialit ndërtimor, Komisioni së shpejti do ta prezantojë listën preliminare të përfituesve, ndërsa publiku do të informohet në kohë.
Komisioni ka pasur një afat prej 90 ditësh për t’i vizituar parashtruesit e kërkesave në kuadër të Kartës sociale të banimit. Duke pasur parasysh se numri i kërkesave të arritura ishte i madh, Komisioni nuk ishte në gjendje për të vizituar të gjithë familjet dhe për këtë arsye afati për kryerjen e vizitave në terren është shtyer deri më 30 shtator 2016.
Komisioni i Komunës së Graçanicës ka filluar në mes të prillit me një vizitë të individëve dhe familjeve që kanë aplikuar për Kartën sociale të banimit në bazë të thirrjes publike të Komunës së Graçanicës.
Programi i Kartës sociale të banimit përfshin: ndërtimin e banesave dhe strehimin e familjeve të cilat nuk janë në gjendje që në mënyrë të pavarur ta zgjidhin problemin e strehimit, sigurimin e materialit ndërtimor për rinovimin dhe rehabilitimin e objekteve ekzistuese të këtyre familjeve, rinovimin dhe rehabilitimin e objekteve ekzistuese komunale që mund të përdoren për strehimin e këtyre familjeve, ndërtimin e banesave të reja – shtëpive për këto familje, subvenicionimin e qirasë për ato familje që nuk janë në gjendje të paguajnë qiranë vetë.
800×600
Komisioni për përzgjedhjen dhe marrjen e vendimeve për familjet që kanë nevojë për strehim në kuadër të Kartës sociale të strehimit njofton publikun se për shkak të numrit të madh të kërkesave të arritura është shtyer afati për kryerjen e vizitave të parashtruesve të kërkesave në mënyrë që të konstatohet gjendja faktike deri më 30 shtator 2016.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}