Drejtori i Drejtorisë Komunale të Urbanizmit, Dejan Jovanoviq, tha se për Kartën sociale të strehimit, e cila ka të bëjë me strehimin banesor, ndarjen e materialeve ndërtimore, ndërtimin e objekteve banesore dhe subvencionimin e qirasë, kanë aplikuar 420 persona dhe familje.
Sipas tij, Komisioni është i detyruar që brenda 120 ditëve ta publikojë listën prioritare të familjeve dhe individëve, të cilët do t’i ndihmojë në bazë të Rregullores dhe programit të kartës sociale të banimit të miratuar nga Kuvendi i Komunës së Graçanicës.
“Komisioni për kartën sociale të banimit ka filluar t’i vizitoi të gjitha ata që kanë konkurruar sipas thirrjes publike të Komunës së Graçanicës. Komisioni i ka futur të gjitha kërkesat në bazën e të dhënave dhe tani do të zhvillohet procesi i përpilimit të raportit dhe përcaktimit të gjendjes reale në terren për secilin parashtrues të kërkesës apo të familjes. Pas këtij procesi do të publikohet rang lista ku do të ofrohet ndihma rasteve prioritare, duke u bazuar në mënyrën e paraparë me Kartën sociale të strehimit”, tha Jovanoviqi.
Ditën e parë të përcaktimit të gjendjes reale komisioni i ka vizituar aplikuesit dhe familjet nga Radeva.
Programi i kartës sociale të strehimit përfshin: ndërtimin e banesave dhe strehimin e familjeve të cilat nuk janë në gjendje që ta zgjidhin vetë problemin e strehimit, sigurimin e materialeve të ndërtimit për rinovimin dhe rehabilitimin e objekteve ekzistuese të banimit të këtyre familjeve, rinovimin dhe rehabilitimin e objekteve ekzistuese komunale që mund të përdoren për strehimin e këtyre familjeve, ndërtimin e objekteve të reja të banimit – shtëpive për këto familje dhe subvenicionimin e qirasë për ato familje që nuk janë në gjendje ta paguajnë vetë qiranë.
800×600
Komisioni i Komunës së Graçanicës filloi t’i vizitoi parashtruesit e kërkesave dhe familjet të cilat kanë aplikuar për Kartën sociale të strehimit.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}