Komuna e Graçanicës, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Situatave Emergjente është e gatshme për sezonin e ardhshëm të dimrit dhe mirëmbajtjen dimërore të rrugëve dhe sipërfaqeve, thotë drejtori i kësaj drejtorie në pushtetin lokal, Vlladica Trajkoviq.
„Përsa i përket dimrit, kemi mjaft kripë dhe skorje. Kontrata me kompaninë e mirëmbajtjes së rrugëve në dimër ende është valide, kështu që ne jemi të gatshëm ta mirëpresim dimrin“, tha drejtori Vlladica Trajkoviq.
Sipas tij, shumica e lokacioneve, përkatësisht pikat kritike në përrenjtë që rrjedhin përmes komunës së Graçanicës, janë pastruar. Si problem më i madh herë pas here paraqiten qytetarët e pavëmendshëm.
„Fatkeqësisht, disa qytetarë hedhin mbeturina të ndryshme. Kur pastrohen kopshtet dhe oborret, mbeturinat hidhen afër përrenjëve, pa menduar fare se reshjet e mëdha mund të shkaktojnë bllokimin dhe derdhjen e rrjedhave, por për momentin, për fat të mirë, nuk kemi probleme të tilla“, tha drejtori.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Vlladica Trajkoviq, u bëri thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në përrenj dhe ta pastrojnë pjesën e rrugës para shtëpive dhe lokaleve të tyre nga dëbora dhe akulli i mundshëm në dimrin e ardhshëm.