Sipas vendimit të fundit për kategorizimin e komunave sipas zonave, komuna e Graçanicës nga sonte është në zonën e gjelbër. Ky vendim është i vlefshëm derisa të merret një vendim i ri gjatë 7 ditëve të ardhshme.
Sipas këtij vendimi, objektet tregtare dhe gastronomike, si dhe hotelet lejohen të punojnë prej orës 05:00 deri në orën 22:00, me mundësinë e shërbimit “merr me vete” edhe pas kësaj kohe.
Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, ndërsa taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose deri në tre (3) nëse janë anëtarë të familjes.
Edhe puna e institucioneve kulturore lejohet deri në orën 22:00, ndërsa aktivitetet sportive lejohen në hapësira të hapura dhe të mbyllura, si dhe trajnimet dhe garat në sporte individuale me kapacitete të kufizuara.
Megjithëse komuna e Graçanicës është në zonën e gjelbër që nga sonte, masat anti-covid janë ende në fuqi, të cilat duhet të respektohen. Respektimi i masave të rekomanduara do të monitorohet nga Inspekcioni komunal së bashku me policinë. Dënimet janë parashikuar për mosrespektim të vendimit.
Ky vendim do të jetë i vlefshëm derisa të merret një vendim i ri, duke u bazuar në situatën javore epidemiologjike.