Drejtoria e Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dhuruar katër piano elektrike (Klavin), dy piano fizarmonikë, dy karrige për piano dhe tetë mbajtës për nota.
Instrumentet dhe pajisjet shoqëruese iu janë dorëzuar drejtorit të Shkollës së muzikës, Novica Arsiq, në Qendrën arsimore në Llapnasellë, ku edhe gjendet shkolla, nga drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, Gordana Toskiq, e cila theksoi se Komuna e Graçanicës vazhdon me mbështetjen teknike të institucioneve arsimore.
“Drejtoria e Arsimit e Komunës së Graçanicës ka siguruar për Shkollën e muzikës instrumente më të nevojshme në një vlerë prej 8.500 euro. Një numër i madh i fëmijëve të talentuar këtu, që nga tani e tutje do të kenë mundësi për të treguar talentin e tyre dhe të avancohen, duke ushtruar në instrumente të cilësisë, si dhe ta promovojnë Graçanicën në kuptimin e vërtetë", tha Toskiq për ueb faqen e Komunës së Graçanicës.
Drejtori, stafi mësimdhënës dhe nxënësit janë të kënaqur me pajisjet e reja dhe shtoi se puna e tyre tani do të jetë shumë më e lehtë, duke pasur parasysh se ata janë praktikuar në instrumente të vjetëruara.
“Instrumentet dhe pajisjet janë shumë të rëndësishme, sidomos kur dihet se ne i kemi pasur dy piano të vjetër që nuk janë fizikisht të përshtatshëm për një performancë skenike, e as që kanë mundur të akordohen. Pianot dhe fizarmonikat e reja janë të kualitetit të mirë, kështu që nxënësit do të punojnë më mirë, dhe shpresoj se ata do të arrijnë rezultate më të mira", tha drejtori i shkollës, Novica Arsiq.
Arsiqi falënderoi Komunën e Graçanicës e cila i lejoi Shkollës së muzikës "Stevan Mokranjac", për herë të parë, që të vendosët në lokalet e Qendrës arsimore në Llapnasellë, ndërsa Drejtorinë e Arsimit për sigurimin e instrumenteve të nevojshme dhe mobiljeve.
800×600
Përfaqësuesit e Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Graçanicës i kanë dhuruar instrumente dhe pajisje muzikore Shkollës së muzikës "Stevan Mokranjac" në Llapllasellë.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}