Komuna e Graçanicës ka ndarë mjete të konsiderueshme këtë vit për përmirësimin e infrastrukturës, kështu që shumë rrugë do të shtrohen dhe hapësirat publike do të rregullohen. Në vazhdimësinë e zbatimit të projekteve infrastrukturore, theksi u vu edhe në përmirësimin e kushteve përpara institucioneve arsimore.
Në Llapllasellë është rregulluar dhe asfaltuar hapësira për parking pranë Qendrës së shkollave të mesme dhe Institucionit parashkollor ”Gjurgjevak”, duke përmirësuar ndjeshëm sigurinë përpara këtyre institucioneve.
Këto punime janë pjesë e një iniciative për përmirësimin e hapësirave publike, kështu që hapësirat e rregulluara të parkingut tani të ofrojnë qasje më të sigurtë dhe më funksionale në këto institucione arsimore, duke zvogëluar rrezikun e aksidenteve dhe duke kontribuar në një organizim më të mirë të komunikacionit.
Së fundmi është rregulluar edhe hapësira përpara varrezave në Gushtericën e Epërme.
Përfaqësuesit e komunës paralajmërojnë se punët e ngjashme do të vazhdojnë edhe në vende të tjera, të gjitha në përputhje me nevojat e qytetarëve.