Koncerti i bamirësisë, nga i cili do të mblidhen paratë nga biletat e shitura do të paguhen për trajtimin e njëzetvjeçarit të sëmurë rëndë nga Gorazhdevci, Darko Petroviq, do të mbahet të enjten më 11 dhjetor nga ora 21:00.
Në koncert, i cili do të mbahet në diskotekë “Cambodia”, do të përformojnë Nena Gjuroviq, Bojan Saviq, Boba Rakiq, Marko Stoliq dhe Euridika bend. Çmimi i biletës është 3 euro.
Darko Petroviq (22) nga Gorazhdevci është i sëmurë rëndë dhe urgjentisht ka nevojë për transplatimin e mëlçisë, i cili duhet të kryhet jashtë vendit. Gjendja e përgjithshme e Darkos është shumë e rëndë dhe është në fazën e avancuar të sëmundjes kronike metabolike të mëlçisë. Aktualisht ai gjendet në Qendrën klinike të Serbisë në Beograd, ku është nënshtruar trajtimit ekstrem mjekësor për shkak të një çrregullimi metabolik.
Për trajtimin e Darkos në Itali, në Ujdinë, duhet të mblidhen mjetet në një shumë prej 90.000 еuro.
Komuna e Graçanicës i bën thirrje të gjithë njerëzve të ndihmojnë, ndërsa mjetet financiare për trajtimin e Darkos mund t’i paguajnë në xhiro-llogarinë: 205-9011005747516-19 në Bankën komerciale apo në llogarinë e këmbimit valutor në Bankën komerciale për pagesat vetëm nga vendet e huaja SWIFT – BIC: KOBBRSBG
IBAN / Account Number: RS35205903102125728751
Adresa:
Gorazhdevc, 38300 Peq, Serbia
Komuna e Graçanicës, në bashkëpunim me Shoqatën sportive Graçanica, Këshillin e të Rinjve, Kryqin e Kuq dhe OJQ “CSD”, do të organizojnë një koncert bamirësie për ta ndihmuar të sëmuarin e rëndë, Darko Petroviq nga Gorazhdevci.