Në bazë të Kapitullit 6 pika 6.1 të Strategjisë dhe Planit të veprimit të Qeverisë së Kosovës për përfshirjen e komuniteteve rom dhe ashkali në shoqërinë kosovare (2017-2021), Komuna e Graçanicës, më datën 19.03.2019, shpall këtë:
KONKURS
për zgjedhjen e 2 përfaqësuesve të organizatave lokale të shoqërisë civile (OJQ) dhe 2 përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare për anëtarësim në Komitetin Komunal të Veprimit
- Ftohen të gjithë përfaqësuesit e interesuar të organizatave lokale të shoqërisë civile (OJQ) dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare në Kosovë, të cilët kanë përvojë në fushën e punës me komunitetet rom dhe ashkali, ta paraqesin Aplikacionin për zgjedhjen e 4 (katër) anëtarëve të Komitetit Komunal të Veprimit.
- Kandidatët duhet të kenë përvojë pune shumëvjeçare me komunitetet rom dhe ashkali dhe të mos jenë të dënuar për vepra penale.
- Kandidatët e zgjedhur detyrën e anëtarit të Komitetit Komunal të Veprimit e kryejnë pa kompensim.
- Afati për paraqitjen e Aplikacionit është nga data 19.03.2019 deri më 26.03.2019.
- Të bashkëngjitur me aplikacion duhet të paraqitet biografia e shkurtër me të dhënat e përvojës së punës.
- Aplikacioni mund të dorëzohet me postë ose personalisht, në këtë adresë: Komuna e Graçanicës, rruga “Car Lazar” pn, 10500 Graçanicë, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në orën 16:00.