Organizata Turistike e Graçanicës në bashkëpunim me NPK “Ekologjia” shpall konkursin për garën “Oborri më i bukur i komunës së Graçanicës”.
Të gjithë qytetarët e interesuar mund të regjistrohen përmes faqes së Facebook-ut ose Instagramit të TOTG-së, e-mail adresës konkurs.tog@gmail.com ose direkt në ambientet e OTG-së gjatë ditëve të punës nga ora 10:00 deri në orën 14:00.
Është e nevojshme që të gjithë qytetarët e interesuar t’i dorëzojnë fotot e oborreve apo ballkoneve të tyre, si dhe emrin e mbiemrin, adresën, vendin dhe numrin e telefonit të kontaktit. Konkursi për oborrin më të bukur në komunën e Graçanicës është i hapur deri më 10.08.2024.
Pas përfundimit të afatit të aplikimit, organizatorët do t’i kontaktojnë aplikantët dhe do t’i njoftojnë për ardhjen dhe fotografimin e oborrit dhe ballkonit, pas së cilës Komisioni i përbashkët i OTG-së, NPK-së “Ekologjia” dhe përfaqësuesve të Komunës së Graçanicës, në bashkëpunim me inxhinierin e hortikulturës, do të vendosë për fituesin përfundimtar.
Pronarët e oborrit apo ballkonit më të bukur, sipas vlerësimit të komisionit, do të shpërblehen në formë të pajisjeve të hortikulturës apo fidanëve për mirëmbajtjen dhe zbukurimin e oborrit në shumën prej 100 euro për vendin e parë, 80 euro për vendin e dytë dhe 70 euro për vendin e tretë.
Qëllimi i këtij aktiviteti është ndërgjegjësimi i popullatës lokale për rëndësinë e mirëmbajtjes së mjedisit.