Pas Kishnicës, Sushicës, fshatit Ashane dhe Qendrës edukative rome, Komuna e Graçanicës ka vazhduar me shpërndarjen e dhuratave për fëmijët në institucionin arsimor parashkollor “Gjurgjevak” në Graçanicë.
Në kohën e vizitës, fëmijët ishin duke pushuar, ku për këtë arsye Babadimri ua la atyre dhuratat pranë krevateve ku ata flinin.
Drejtoresha e institucionit “Gjurgjevak”, Verica Ristiq, tha se kjo është hera e parë që dikujt i ra në mend që t’i gëzojnë fëmijët e këtij institucioni në këtë mënyrë, sidomos me një vizitë të realizuar nga Babadimri. Ajo falënderoi Komunën e Graçanicës për vëmendjen dhe kujdesin të treguar ndaj fëmijëve të institucionit “Gjurgjevak”. Këto dhurata do të shpërndahen në të gjitha tetë objektet e këtij institucioni që ndodhin në Sushicë, Brnjicë Llapnasellë, Preoc, Çagllavicë dhe në tre objekte në Graçanicë.
Drejtoresha e Drejtorisë komunale të Arsimit, Gordana Toskiq, tha se qëllimi ishte për të kënaqur fëmijët dhe ta tërhequr buzëqeshjen e tyre dhe kjo është arritur.
Babadimri, pasi që fëmijëve që ishin në gjumë ia la dhuratat pranë krevateve të tyre, i gëzoi edhe 22 fëmijë që e ndjekin arsimin parashkollor në “Gjurgjevak”.
Konvoji i Vitit të Ri me mbi një mijë dhurata, i shoqëruar nga Babadimri, pas vizitës së institucionit “Gjurgjevak” vazhdoi rrugën për në zona të tjera në Komunën e Graçanicës dhe erdhi në kopshtin "Dielli" në Gushtericë, kopshtin "Gëzimi ynë" në Uglar, deri te fëmijët në Suhadoll, Lepinë, Lagjjen e Re , Dobrotin, Livagjë, Kuzmin dhe Batushë.
800×600
Për rreth 450 fëmijë të institucionit parashkollor “Gjurgjevak” nga Graçanica Komuna e Graçanicës dhe Zyra për Komunitete e Qeverisë së Kosovës kanë siguruar dhurata për Vitin e Ri. Babadimri ua ka lënë pranë krevata dhuratat fëmijëve të institucionit “Gjurgjevak”.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}