Gjatë takimit u diskutua për projektet e ndryshme ekonomike dhe të tjera, ku njëri prej tyre, i cili duhet të realizohet në Graçanicë, ka të bëjë me ndriçimin rrugor. Bëhet fjalë për teknologjinë gjermane të ndriçimit diellor të kompanisë gjermane ESC internacional, ndërsa janë pajtuar që lidhur me detaje rreth realizimit të mundshëm do t’i harmonizojnë të dy palët në takimin e ardhshëm.
Kryetari i Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, i informoi mysafirët me projektet ekonomike të cilat Komuna e Graçanicës i ka realizuar në periudhën e kaluar, si dhe për planet për periudhën e ardhshme. Ai i falënderoi që e njohen Graçanicën si një komunë me të cilën ia vlen për të bashkëpunuar në disa projekte të ndryshme.
“Fushat kyçe të zhvillimit tonë janë bujqësia dhe turizmi dhe ky do të jetë qëllimi kryesor gjatë mandatit tim. Në bashkëpunim me Fakultetin e bujqësisë jemi duke punuar në një strategji të zhvillimit të qëndrueshëm në bujqësi, ndërsa në fushën e turizmit me një shpresë të madhe jemi të përkushtuar në Organizatën e formuar të turizmit. Ne do të përpiqemi për t’i siguruar kushtet për investime për investitorët potencialë, dhe kështu të krijojmë vende të reja pune", i tha Kostiq delegacionit të ambasadës gjermane.
Zëvendës ambasadori gjerman, Matias Kisler, tha se mendon se vizioni i kryetarit Kostiq për zhvillimin komunës së Graçanicës është fokusuar në zonat e duhura, dhe se shpreson që një rol të madh në zhvillimin ekonomik do ta luajnë edhe kompanitë serbe me investimet e tyre. Në këtë kuptim, Kostiq potencoi bashkëpunimin e mirë të odave ekonomike të Serbisë dhe Kosovës.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të mirë dhe konstruktive dhe është shprehur dëshira për bashkëpunim të mëtejshëm në zhvillimin e ekonomisë.
Kryetari i Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, bisedoi sot me zëvendës ambasadorin gjerman në Kosovë, Matias Kisler, për ekonominë dhe zhvillimin ekonomik të komunës së Graçanicës.