Me shërbesën përkujtimore, e cila është mbajtur para pllakës përkujtimore në qendër të fshatit Staro Gracko nga priftërinj të Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit, u shënuan 17 vjet nga vrasja e 14 korrësve serbë nga ky vend afër Lipjanit. Pas shërbesës përkujtimore u mbajt ora poetike.
Përveç z. Kostiq, në shërbesën përkujtimore morën pjesë dhe vendosën kurorë me lule familjet e viktimave, qytetarët, përfaqësuesit e organizatave të ndryshme, përfaqësuesit politik të institucioneve të Serbisë dhe të Kosovës, zëvendës kryeministri i Koosvës, Branimir Stojanoviq, ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, zëvendës drejtori i Zyrës për KIM, Damjan Joviq, deputeti i Parlamentit të Malit të Zi, Milan Knezheviq.
Kryetari i Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, tha se është shumë e dhimbshme që shtatëmbëdhjetë vjet ende nuk janë gjetur personat përgjegjës për këtë krim.
“Çdo vit ne po e përsëritëm historinë e njëjtë, kërkojmë që personat përgjegjës të dënohen. Ne do të kemi durim, nuk do të harrojmë, do të kërkojmë dhe do të insistojmë që drejtësia të vihet aty ku duhet", tha Kostiq për ueb faqen e Komunës së Graçanicës.
„Fatkeqësia jonë është se ne mundemi vetëm këtë që ne po bëjmë sot, t’i kujtojmë, të kërkojmë dhe ne këtë do të bëjmë për aq kohë sa brenda nesh ekziston atomi i fuqisë. Ne mund t’i lutemi Zotit që kjo do të jetë e mjaftueshme që ata që janë kompetent dhe përgjegjës t’i gjejnë autorët e këtij krimi të tmerrshëm dhe krimeve të tjera dhe t’i arrestojnë dhe t’i dënojnë, nëse ata duan të ndërtojnë me ne një të ardhme normale", tha pas shërbimit përkujtimor zëvendësministri kryeministër të Kosovës, Branimir Stojanoviq.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, pret që deri te drejtësia, të vërteta dhe dënimi të atyre që kanë kryer këtë krim do të arrihet përmes punës së Gjykatës Speciale.
Deputeti i Parlamentit të Malit të Zi, Milan Knezheviq, tha se prania e tij në Staro Gracko është në të vërtetë prania e popullit malazez, i cili “bashkëndjehet me dhimbjen e familjeve të korrësve të vrarë, por edhe të viktimave dhe dëbuarve”.
Në shenjë të përkujtimit të korrësve të vrarë sot pasdite do të luhet ndeshja finale të futbollit të Turneut memorial.
Në fushat e fshatit Staro Gracko, më 23 korrik 1999, janë vrarë 14 serbë. Më i riu prej tyre ishte shtatëmbëdhjet vjeç.
800×600
Kryetari i Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, mori pjesë në shërbesën përkujtimore dhe vendosi një kurorë me lule te pllaka përkujtimore të serbëve të vrarë para 17 vjetësh në Staro Gracko. Në përvjetorin e vrasjes së 14 korrësve morën pjesë përfaqësues të shumtë politike, në mesin e të cilëve edhe deputeti i Parlamentit të Malit të Zi, Milan Knezheviq.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}