“Jam i kënaqur dhe i lumtur që ka filluar zbatimi i marrëveshjes, sepse qytetarët më në fund pa ndaljesa dhe shpenzime shtesë do të jenë në gjendje të lëvizin lirshëm. Kjo sigurisht do të kontribuojë edhe për transportuesit, të cilët do të kenë shpenzime më të ulëta rreth sigurimit. Unë pres gjithashtu që çmimet e biletave do t’i nënshtrohen korrigjimit për të mirën e qytetarëve që udhëtojnë ", tha Kostiq në një deklaratë të dhënë për RTV KIM.
Kostiq shtoi se shpreson se do të zbatohen edhe marrëveshjet e tjera të cilat, siç tha ai, janë arritur parimisht.
Kryetari i Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, përshëndeti zbatimin e marrëveshjes për sigurimin e automjeteve.