"Në emër të Komunës së Graçanicës dhe në emrin tim personal, ju dëshiroj që ta kaloni festën me shëndet të mirë, gëzim, dashuri dhe paqe shpirtërore me familjet tuaja, miqtë dhe fqinjët. Këto ditë që po vijnë të jenë të mbushura me tolerancë, bashkëpunim, mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë. Ju përgëzoj për festë dhe ju uroj gjithë të mirat ", thuhet në mesazh-urimin e kryetarit të komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq.
Kryetari i komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, i uroi të gjithë pjesëtarëve të fejës islame Fitër Bajramin.