Me ndihmën e makinerive të rënda janë hequr disa pemë në Graçanicë, ku për shkak të degëve dhe telave të shtrembëruar dhe gjatë erërave të lehta shpesh ka ardhur deri te ndërprerja e energjisë elektrike.
"Në këtë mënyrë e kemi lehtësuar ndjeshëm rrjetin e tensionit të lartë, linjën 10 – kilovoltëshe, përmes të cilës " Graçanica 1 " furnizohet me energji elektrike. Unë pres që gjatë motit të keq nuk do të vijë deri te ndërprerja e energjisë elektrike”, tha drejtori i Shërbimeve Publike, Zoran Danilloviq dhe shtoi se me punime do të vazhdohet pas Vidovdanit në tërë territorin e komunës së Graçanicës.
Departamenti i shërbimeve publike i Komunës së Graçanicës filloi me aksionin e krasitjes së pemëve dhe heqjes së drunjve të lartë të cilët e rrezikojnë sistemin energjetik në territorin e pushtetit lokal.