Kryetari i Komunës së Graçanicës, Novak Zhiviq, u dërgoi një mesazh urimi të gjithë besimtarëve të besimit islam me rastin e Kurban Bajramit.
“Në emër të Komunës së Graçanicës, u shpreh urimet e mia të sinqerta të gjithë anëtarëve të besimit islam me rastin e Kurban Bajramit të nesërm. Kaloni festën në paqe, begati dhe lumturi familjare. Le të jetë kjo festë edhe një nxitje për ne që të punojmë së bashku për begatinë dhe të ardhmen më të mirë të të gjitha komuniteteve në komunën tonë duke bërë vepra të mira”, tha kryetari i Komunës së Graçanicës, Novak Zhiviq, në mesazhin e tij urimi për besimtarët të besimit islam me rastin e Kurban Bajramit.