Me qëllim të zgjidhjes së problemeve dhe përmirësimit të komunikimit, qytetarët edhe këtë javë u pritën nga kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, në kabinetin e tij.
Që nga fillimi i mandatit të tij, pothuajse një vjet e gjysëm, kryetari Popoviq i pranon qytetarët një herë në javë dhe deri më sot ka biseduar me mbi 1000 qytetarë.
“Dua tꞌi dëgjoj të gjithë dhe të bisedoj me ata dhe tꞌi dalë në ndihmë sa më shumë që mundem. Ne duhet të jemi në dispozicion dhe të përpiqemi tꞌi zgjidhim kërkesat e tyre”, tha Popoviq.
Njerëzit vijnë për gjërat e ndryshme, për zgjidhjen e problemeve sociale, propozimet për investimet e reja dhe të ngjashme.
“Arsyeja pse erdha te kryetari është tꞌia vë në dije për situatën e vështirë të banimit dhe tꞌi kërkoj ndihmë. Ne, tetë anëtarë, nga të cilët tre janë fëmijë, jetojmë në një hapësirë të vogël, joadekuate dhe pamjaftueshme. Jam i punësuar dhe të gjitha të ardhurat shkojnë për familjen, për jetën themelore, kështu që nuk jam në mundësi të arrij më shumë”, tha Sebastijan Eminoviq nga Llapnasella.
Për tꞌu takuar me kryetarin ishte edhe Vesna Maksimoviq nga Sushica, në mënyrë që në emër të familjes e saj shtatëanëtarshe tꞌi falënderohet Komunës së Graçanicës dhe kryetarit Popoviq për ndërtimin e shtëpisë së re. Maksimoviqët, të cilët më parë kanë jetuar në një shtëpi të vjetër dhe jo të përshtatshme për banim, ia kanë dhënë një pjesë të tokës Komunës për zgjerimin e varrezave të fshatit, me çka është zgidhur problemi i banorëve të Sushicës.
“Erdhëm për ta falënderuar kryetarin Popoviq dhe stafin e tij për gjithçka që kanë bërë për ne. Jemi të kënaqur me bashkëpunim lidhur me dhënien e parcelës dhe ndërtimin e shtëpisë”, tha Vesna.
Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, sot bisedoi me dhjetra qytetarë, ndërsa pranimi i ardhshëm i qytetarëve do të mbahet të enjten e ardhshme.