ryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, i dëgjoi sot problemet e më shumë se dhjetë përfaqësuesve të familjeve nga territori i komunës. Në ditën e qytetarëve kishte fjalë për punësim, strehim, por edhe për ndihmën sociale për familjet e rrezikuara sociale.
Në një kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët, kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, bisedoi për problemet e tyre. Qytetarët janë ankuar për papunësinë kryesisht të fëmijëve të tyre, ndërsa shumica prej tyre kanë kërkuar edhe ndihmë lidhur me strehim.
Jasmina Stankoviq nga Graçanica erdhi te kryetari i komunës me djalin e saj, i cili është jurist i diplomuar dhe është pa punë.
“Djali im ka mbaruar Fakultetin juridik dhe nuk ka punë. Erdha me shpresë te kryetari për të kërkuar ndihmë. Do të shohim”, tha Jasmina për Shërbimin Komunal për Informim.
“Djali im ka 30 vjet. Nuk punon akund. E ka mbaruar Shkollën e komunikacionit. E kam lutur kryetarin për të na ndihmuar. Besoj se ai këtë do ta bëj”, tha Stojadin Rashiq nga Dobrotini pas bisedës me kryetarin.
Nebojsha Velliçkoviq nga Radeva ka dy djem të papunë të cilët do të largohen nga Koosva nëse nuk gjejnë punë.
“Një djalë është larguar dhe tjetri do të largohet së shpejti nëse nuk e gjen një punë. Njëri e ka mbaruar Shkollën e komunikacionit, ndërsa tjetri Shkollën e makinerisë”, tha Nebojsha.
Sot, disa familje të rrezikuara sociale kanë ardhur për të kërkuar ndihmë nga kryetari i komunës së Graçanicës. Njëri prej tyre është Goran Paviq nga Gushterica e Epërme, i cili erdhi të kërkojë dru për ngrohje para dimrit të ardhshëm pasi ai është i papunë dhe nuk është në gjendje tꞌi sigurojë vetë.
Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, do tꞌi presë qytetarët edhe javën e ardhshme.