Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, u takua sot me dhjetra qytetarë për t‘i dëgjuar problemet e tyre dhe për t‘u përpjekur që bashkarisht t‘i zgjidhin.
Problemet me të cilat përballen qytetarët kanë të bëjnë kryesisht me papunësinë.
Vesna Gjurçiq nga Gushterica e Poshtme erdhi te kryetari për vajzën e tij, e cila nuk është e punësuar.
“Fëmijët kanë shkuar në Beograd, sepse këtu nuk ka punë, kam ardhur për vajzën time e cila është ende këtu me ne në Kosovë dhe dëshiron të qëndrojë dhe të punojë këtu. Bashkëshorti dhe unë jemi të kënaqur me bisedën e zhvilluar, sepse ka shpresë për punësim”, tha Vesna.
Përveç nga Komuna e Graçanicës, në takim erdhën edhe qytetarët nga qeverisjet e tjera lokale, kështu që sot kishte edhe nga fshati Crkvene Vodice.
Alleksandar Krstiq kërkoi ndihmë nga kryetari në formë të ndërtimit të njësisë së banimit.
“Babai im është i sëmurë, nëna dhe vëllau nuk punojnë askund, e vetmja e ardhur që kemi në shtëpi është paga ime. Ne jetojmë në një shtëpi shumë të vjetër dhe të shkatërruar që po rrënohet. Kryetari tha që komisioni do të dalë në terren dhe do të përpiqet ta zgjidhë problemin”, tha Krstiq.
Për shkak të papunësisë, familja Gjorgjeviq nga Gushterica e Poshtme erdhi te kryetari i komunës.
“Problemi më i madh është se ne nuk kemi punë. Ne jetojmë vetëm nga ndihma sociale, ne jemi në pushim për shtatë muaj dhe nuk kemi të ardhura. Ne nuk mund të mbijetojmë këtu pa punë”, tha Jellena Gjorgjeviq.
Kryetari i komunës, Srgjan Popoviq, theksoi se “nuk është vetëm një ditë në javë kur qytetarët vijnë zyrtarisht në takim, por gjatë gjithë javës ne jemi të angazhuar në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve tanë”.
“Ajo që më gëzon vërtet është se shumë gjëra mund të zgjidhen, por ka edhe probleme që kërkojnë kohë dhe përpjekje, si dhe punë të përbashkët me institucionet e tjera, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal. Papunësia është problemi më i madh për vendasit në territorin e Komunës së Graçanicës dhe sigurisht që do të jetë përparësi për ne në periudhën në vijim të gjejmë një mënyrë, përkatësisht të krijojmë një atmosferë si për investime ashtu edhe për fillimin e mini-bizneseve”, tha Popoviq.
Ai shtoi se zgjidhja e çështjes së strehimit është një problem tjetër në listën që i shqetëson banorët e Komunës së Graçanicës.
“Ne kemi ndarë mbi 100 shtëpi dhe banesa deri më tani. Në fazën përfundimtare është edhe ndërtesa në Graçanicë që ka 36 banesa. Sigurisht që nuk do të ndalemi këtu, por do të përpiqemi të sigurohemi që çdo familje në territorin e Komunës së Graçanicës të ketë një kulm mbi kokat e tyre”, tha Popoviq.