Kryetari i Komunës së Gracanicës, Vlladeta Kostiq me rastin e muajit të Ramazanit organizoi Iftar për banorët e fesë Islame në këtë komunë. Në këtë iftar morrën pjesë zëvendës Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës znj. Jennifer Bachus, Drejtori i Agjencionit Anti-Korrupcion, z. Hasan Preteni si dhe personalitete të tjera.
Kryetari Kostiq me këtë rast tha: ‘’Njerëzit mbledhen në këtë muaj të shenjtë rreth tavolinës për t’u lutur dhe për t’iu lutur zotit’’.
Ky është Iftari I dytë me radhë që organizon kryetari Kostiq me rastin e muajit të Ramazanit. Edhe vitin e kaluar pati organizuar një iftar të tillë. Këto takime në Komunën e Gracanicës po bëhen tradicionale.