Këtë javë, në kuadër të Verës kulturore e argëtuese, po mbahen aktivitetet për përmirësimin e përfshirjes së grupeve të ndjeshme shoqërore si dhe personave me nevoja të veçanta në flukset sociale. Me këtë qëllim u mbajt punëtoria artistike dhe punëtoria e terrakotës, ndërsa një pjesë të hapësirës së ekspozitës u vizitua nga kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof. dr. Ljiljana Shubariq.
Punëtoria artistike dhe të terrakotës paraqet një shumëllojshmëri veprash artistike të krijuara nga artistë të talentuar me nevoja të veçanta, duke shfaqur kreativitetin, këmbënguljen dhe aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për t’i shprehur ndjenjat dhe vizionet e tyre përmes artit.
Ata sot i vizitoi kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof. dr. Ljiljana Shubariq, me bashkëpunëtorët e saj, për t’u ofruar atyre mbështetje. Ajo e vlerësoi krijimtarinë dhe kreativitetin e tyre në punën e tyre. Kryetarja Shubariq premtoi se komuna do të vazhdojë t’i mbështesë iniciativat e tilla, të cilat kontribuojnë në dukshmërinë më të madhe dhe përfshirjen e personave me nevoja të veçanta në shoqëri.
Kryetarja Shubariq e shfrytëzoi vizitën e saj në Inkubatorin social për t’i diskutuar sfidat me të cilat përballet Shoqata e personave me aftësi të kufizuara me kryetarin e saj Dragan Josifoviq.
Vera kulturore e argëtuese 2024 është pjesë e aktiviteteve të programit “Ditët e Komunës së Graçanicës”, i cili zbatohet nga CSD me 12 organizata dhe shoqata të tjera dhe mbështetet financiarisht nga Komuna e Graçanicës.