Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq, në kuadër të aktiviteteve të saja të rregullta, priti sot qytetarët dhe bisedoi me ta për problemet me të cilat ata ballafaqohen, si dhe gjetjen e mënyrave për zgjidhjen e tyre.
Për të biseduar sot me kryetaren ishin dhjetë qytetarë, të cilët paraqitën probleme të ndryshme, kryesisht infrastrukturore, komunale, por edhe probleme personale.
Kryetarja e Komunës së Graçanicës, Ljiljana Shubariq, do të vazhdojë edhe në të ardhmen me praktikën e bisedave të drejtpërdrejta me qytetarët e Komunës së Graçanicës për të sqaruar më mirë se me çfarë problemesh po ballafaqohen.
Siç u theksua, çdo problem është evidentuar dhe qeverisja lokale do të bëjë të pamundurën për t’i zgjidhur ato sipas mundësive.