Edhe këtë javë, kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr Ljiljana Shubariq, ishte në dispozicion të qytetarëve, me të cilët bisedoi për problemet me të cilat ballafaqohen ata dhe mënyrat për zgjidhjen e tyre.
Edhe këtë herë, kryetarja priti dhjetëra qytetarë, të cilët më së shumti kërkuan ndihmë për zgjidhjen e problemeve personale.
“Më e rëndësishme është që qytetarët të kuptojnë se në qeverisjen lokale kanë miq të cilët janë të gatshëm të ndihmojnë në kuadër të mundësive të tyre. Ndonjëherë mjafton vetëm dhënia e informacionit të duhur që një problem të zhduket, ndërsa për disa të tjerë duhet më shumë kohë, por është e sigurt se do të bëjmë gjithçka që qytetarët të jenë të kënaqur”, tha kryetarja Shubariq.
Të gjithë qytetarët e interesuar për të biseduar me kryetaren Shubariq mund të lajmërohen duke i lënë të dhënat e tyre në sportelin e komunës.