Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq, ua dorëzoi 20 kontrata për punë praktike të rinjve nga territori i qeverisjes lokale.
Kontratat e punës praktike me pagesë i përfituan 20 të rinj nga territori i Komunës së Graçanicës, të cilët i kanë plotësuar kushtet e konkursit, të sh pallur në mesin e majit nga Qendra për afirmimin e të rinjve të Graçanicës, me qëllim të fitimit të përvojës së punës dhe avancimit të aftësive.
Ceremonia e ndarjes së kontratave të punës praktike tremujore me pagesë është organizuar në sallën e Kuvendit të Komunës së Graçanicës.
Kryetarja Shubariq ua uroi praktikantëve të rinj shumë suksese, si gjatë punës praktike, ashtu edhe në karrierën e tyre të ardhshme.
“Ky program do t’ju sjellë përvoja të reja, njohuri të reja dhe miq të rinj, të cilat do të jenë të rëndësishme për zhvillimin dhe të ardhmen tuaj të mëtejshme”, tha kryetareja gjatë ndarjes së kontratave.